yteti i Londrës është vënë përsëri në alarm pasi policia e armatosur ka mbyllur gjashtë rrugë pas raporteve për një ‘pakete të dyshimtë’.

Stacionet Moorgate dhe Liverpool Street janë mbyllur pas raportimeve për kërcënim me bombë. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes me qen, ndërsa kanë rrethuar vendin me kordonë.

Njerëzit që punonin në zonë thanë se ishin evakuuar nga zyrat e tyre, ndërsa anëtarët e publikut ishin këshilluar që të shmangnin zonën.

Frika vjen pak më shumë se një javë pas bombardimeve nëntokësore të Parsons Green në perëndim të Londrës, që la 22 të plagosur.