Nga viti në vit rritet përqindja e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) te institucionet. Rreth 70 për qind e rekomandimeve të ESHR-së janë zbatuar apo janë në vijim të zbatimit, deklaroi ndihmësja e revizorit kryesor shtetëror Cveta Ristovska në konferencën e sotme për shtyp, ku u prezantua raporti i tremujorit të tretë nga ndjekja e punës së ESHR.

“Nëse bëhet fjalë për rekomandime në pjesën e raporteve financiare të zbatimit të rekomandimeve është relativisht më i shkurtër, por kur bëhet fjalë për rekomandime ku subjekti duhet të veprojë në pjesën e harmonizimit me ligje dhe rregullore të caktuara, apo në pjesën e shfrytëzimit ligjor të mjeteve, vetë rekomandimi kërkon më shumë se 90 ditë për zbatimin e tij”, tha Ristovska.

Gjatë viteve të kaluara, ESHR ka dorëzuar raporte deri te më shumë prokurori publike themelore.

Në kontekst të kësaj, shtoi se të gjitha këto lëndë janë në procedurë parahetimore.

Raporti i tretë tremujor, siç tha Dimovska, e përfshin punën e ESHR në periudhën nga prilli e deri në qershor të viti 2017, ndërsa ka të bëjë me transparencën e ESHR-së nga aspekti i komunikimit të informimit të opinionit përmes eub-faqes, perceptimit të mediave për transparencë të ESHR, për rezultate nga puna e ESHR dhe për relacion juridik ndërmjet ESHR-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Sipas saj, kjo veçanërisht është me rëndësi sepse një pjesë e madhe e gazetarëve konsiderojnë se kjo vetëm pjesërisht i kuptojnë raportet e revizionit, sepse disa punë profesionalisht janë të paqarta.

Raporti është i përgatitur në suaza të projektit “Përforcim i llogaridhënies dhe transparencës financiare në Maqedoni”, ndërsa është zbatuar nga Fondacioni për Demokraci i Uestminsterit (WED), Qendra për Analiza Ekonomike (QAE) dhe Instituti për  Studime Komunikuese (ISK), me mbështetje nga Ambasada britanike në Shkup.

Gjatë projektit deri në mars të viti 2018, do të përgatiten tre raporte.