Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme e konfirmoi Propozimin e Lëvizjes Besa që Ermira Asani Salija të jetë anëtarja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Kryetari i Kuvendit të RM-së Talat Xhaferi dje në Komision e parashtroi Propozimin e  Lëvizjes BESA për anëtar të KSHZ-së të jetë Ermira Asani Salija, juriste e diplomuar nga Gostivari dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të partisë.

Asani Salija vjen në vend të Bedredin Ibrahimit nga PDSH-ja, sepse BESA është partia e katërt sipas numri të deputetëve në Parlament.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski e falënderoi Bedredin Ibrahimin për angazhimi e tij të deritanishëm dhe punën korrekte si anëtar i KSHZ-së