Ministri slloven i Punëve të Jashtme, Karl Erjavec konfirmoi se Sllovenia në Paris do të votojë kundër anëtarësimit të Kroacisë në Organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD).
Vendimin e këtillë, Lubjana zyrtare e ka marrë për shkak të refuzimit të Kroacisë që ta zbatojë aktvendimin e Gjykatës arbitrare rreth kontestit kufitar.
“Jam shumë kundër kësaj që Kroacisë t’i japim dritë të gjelbër. Përveç kësaj, nëse Kroacia nuk detyrohet se do ta respektojë atë që pritet nga ajo”, deklaroi Erjavec për gazetën “Veçer” të Mariborit.
Erjavec precizoi se gjatë ditës është takuar grupi ndërdikasterial, të cilin e udhëheq kryetari i Qeverisë sllovene, ku është konfirmuar vendimi që të bllokohet anëtarësimi i Kroacisë. Për shkak të kontestit, Sllovenia i ka bllokuar bisedimet për anëtarësimin e Kroacisë në BE pothuajse 10 muaj, pas së cilës Zagrebi u dakordua në arbitrazhë gjyqësore.
Vendimi i OECD për pranim të anëtareve të reja pritet nga fundit i shtatorit.
Në organizatë janë 35 anëtarë, ndër vendet më të zhvilluara ekonomike në botë.