Stokholm, 7 shtator – Kompania suedeze e telekomunikacionit “Ericsson” ka planifikuar shkurtimin e rreth 14 000 punonjësve kryesisht në Evropë dhe Amerikën Latine, si pjesë e një plani të kursimit të kostos.

Sipas një raporti në gazetën e përditshme “Svenska Dagbladet”në Stokholm, shkurtimet më të mëdha janë parashikuar në Evropë dhe Amerikën Latine, ku gjenden rreth 53 000 punonjës dhe shitjet kanë pësuar një rënie.

Në disa raporte të tjera thuhet do të shkurtohen deri në 25 000 vende pune që numërojnë rreth 109 000 punonjës.

Suedia ka të ngjarë të përjashtohet nga shkurtimet e mëdha pasi vazhdon të ketë shumë punë kërkimore dhe zhvillimore.

Gjithashtu, shkurtimet mund të ndikojnë në ndarjen e IT dhe Cloud, edhe pse roli i i tij i ardhshëm është parashikuar të rritet ndërsa kompania “Ericsson” konkurron për të hyrë në rrjetet më të shpejta 5G.

Kompania “Ericsson” njoftoi se ishte duke shqyrtuar strategjinë e saj të biznesit për të ulur kostot dhe për të rritur efikasitetin, duke pasur për qëllim kursimin e 10 miliardë koronave deri nga mesi i vitit 2018.

Gjatë viteve të fundit, kompanisë “Ericsson” i është dashur të përballet me një rritje të nivelit të konkurrencës nga rivalët “Huawei” i Kinës dhe “Nokia” e Finlandës.

Shitjet e dobëta kanë ndikuar në rezultatet e tremujorit të dytë ku u raportua një humbje neto prej 1 miliardë koronash (121 milionë dollarë).