Turqia po ndërmerr hapa për blerje të raketave balistike për t’i mbrojtur qytetarët e vet. Këtë e deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili po merr pjesë në Biznes forumin global të Blumbergut.

“Po i ndërmarrim hapat e domosdoshëm, lidhur me raketat balistike. Detyrat tona përfshijnë edhe mbrojtje të 80 milionë turqve”, tha Erdogan.

Shefi turk i shtetit dje deklaroi se, do të vazhdojnë negociatat e Ankarasë për blerje të sistemit raketor S-400 nga Rusia.

“Negociatat vazhdojnë. Nëse në Siri, në afërsinë tonë, ka sistem raketor S-400, unë do të angazhohem që edhe ne të kemi S-400, si dhe S-500. Nëse nuk mund të blej armatim nga NATO-ja, do të gjej mënyrë tjetër për atë”, tha Erdogan.

Presidenti turk kumtoi më 12 shtator se Turqia i ka paguar Rusisë depozit për blerje të sistemit raketor rus S-400, edhe krahas kundërshtimeve të aleatëve nga NATO-ja.