Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë presion BE-së që të vendosë nëse dëshiron të vazhdojë bisedimet me Turqinë për anëtarësim në Unionin evropian, para se ai t’u japë fund negociatave.

Pas debatit të fundit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe kundërshtarit të saj Martin Schultz, rreth vendimeve mni Turqinë, Presidenti Erdogan ka thënë se nuk do të lejojë që Turqia të bëhet “meze” për zgjedhjet gjermane apo të ndonjë shteti tjetër të Bashkimit Evropian.

Deklarat e Ergogan erdhen pais Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka lëshuar një paralajmërim të ri për shtetasit gjermanë që duan të udhëtojnë në Turqi, duke thënë se ata rrezikojnë të arrestohen në mënyrë arbitrare madje edhe në zonat turistike të vendit.

Përforcimi i paralajmërimit për udhëtimet pason arrestimin e 11 gjermanëve nga autoritetet turke. Berlini i ka konsideruar arrestimet si veprime të motivuara politikisht.