Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot se shërbi sekret izraelit Mossad, ka luajtur rol në organizimin e referendumit për pavarësinë e Kurdistanit irakian.

Duke kritikuar faktin se kurdët e Irakut po festojnë rezultatin e referendumit me flamuj izraelitë në duar, Erdogan deklaroi se ky fakt tregon diçka, kjo administratë ka një histori të përbashkët me Mossadin, ata po ecin përpara së bashku.

Ndërsa ky proces është kritikuar gjerësisht në arenën ndërkombëtare, Izraeli është i vetmi shtet që është shprehur publikisht për një shtet të pavarur kurd.

“A jeni të vetëdijshëm për hapat që keni hedhur ? Vetëm Izraeli ju mbështet”, shtoi Erdogan, duke iu drejtuar liderëve kurdo irakianë gjatë një fjalimi në televizion dhënë në Erzurum.