Me stilin e saj unik dhe mënyrën se si filloi të këndonte, ajo arriti shumë shpejt të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave jo vetëm shqiptarë, por edhe më gjerë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Era Istrefi, e cila tashmë famën e saj po e arrin edhe në arenën ndërkombëtare.

Por duke lënë për pak kohë mënjanë angazhimet e shumta, Era këto ditë ka shkuar në pushime.

Këngëtarja e hiteve të shumta ka shkuar në pushime së bashku me motrën e saj Norën, Robertin e mbesën e saj Reneen në Turqi.

Siç nuk e keni parë deri më sot, Era nga pushimet po vjen tejet seksi.

Në disa imazhe, që ajo ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Era shihet vetëm në bikini në poza tejet provokuese.