Real Madrid këtë fundjavë do të luajë në udhëtim ndaj skuadrës së Alavaes

Këtë fundjavë Alaves do të pre Real Madridin, ndeshje kjo shumë speciale për Enzo dhe Zinedine Zidane.

Enzo për herë të parë do të luajë kundër skuadrës së tij, ndërsa Zidane me Realin do të tentojë të mposhtë djalin e tij.

Enzo thotë se kjo ndeshje do të jetë speciale për të, pasi luan kundër skuadrës së zemrës së tij dhe babait të tij.

“Kjo ndeshje do të jetë e çuditshme, sepse ky është klubi i jetës time, me të cilin kam luajtur që kur isha tetë vjeçar”, tha fillimisht Enzo për mediat spanjolle.

“Babai im ka qenë gjithmonë shembull për mua dhe një futbollist i madh. Por, unë dhe bashkëlojtarët e mijë do të japim maksimumin për të marrë një rezultat të mirë”.