Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia është bërë shumë aktive kohëve të fundit, shkruan Gazeta Blic.Siç duket nga fotografitë e postuara, ajo është shumë e lidhur me natyrën dhe detin. Ditët e fundit shumica e fotografive që i ka postuar në instagram janë të shkrepura në plazh ose në natyrë.

Enca pak orë më parë, ka postuar një fotografi në instagram, ku shihet duke fluturuar me një parashutë.

Mbrapa saj qëndron një burrë i cili mund të jetë drejtuesi i parashutës. Enca kësaj here e kishte të mbuluar gjoksin, dhe krejt çka bie në sy janë këmbët e saja.

Ka kohë që nuk kemi parë një projekt të ri nga Haxhia. Kënga e saj e fundit është publikuar në Korrik të vitit 2017-të, dhe ka marrë mbi 8 milion shikime në YouTube.