Një telefonatë e pazakontë ka mbërritur sot në “Aldo Morning Show”, ku një grua emigrante ka kërkuar lidhje për dy javë.

Vera tha se kërkon një djalë në moshë të re për dy javë pushimi që i kanë mbetur. E pyetur se përse nuk krijon një lidhje jashtë vendit, ajo tha se jasht ka një tjetër.

“Një vajzë e mençur mban dy lidhje”, tha Vera teksa shtoi se edhe më parë ka mbajtur dy lidhje në të njëjtën kohë.

“Jam Vera, desha një njohje për këto pak ditë që më kanë ngelur, se do iki jasht. Nëse është e mundur me njoh një djalë që ia vlen, për këto dy javë. Unë do iki jasht, por nëse ja vlen do ta marr me vete. Dua të lidhem për dy javë. Jashtë e kam një lidhje, më duhet një për këtu.Në rrugë dal përditë unë. Unë s’dua pleq, dua moshë të re”, tha Vera.