Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur personat të cilët do të merren me monitorimin e emërimeve në administratë.

Siç raporton Shqiptarja, Rama ka zgjedhur deputetet Evis Kushi, Blerina Gjylameti dhe Vilma Bello.

Personat e zgjedhur nuk kanë kompetenca të kërkojë emërime apo shkarkime të punonjësve të administratës, por monitorimin e tyre.

Ky grup i ngritur dy vite më parë do vijojë punën edhe gjatë mandatit të dytë të qeverisë.