Këngëtarja Elvana Gjata sapo na ka bërë të ditur se është duke u xhiruar produksioni i saj i radhës.

Elvana ka zgjedhur pikërisht Turqinë dhe një fakt të tillë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në rrjete sociale. Në këto foto dhe video Elvana shfaqet tërësisht e veshur me rozë me një model të çrregullt flokësh. Gjithashtu duke e shoqëruar është gjithnjë menaxheri i saj Dj.Andi Gramm.