Ministria e Financave është në përgatitje të dokumentit strategjik, Programi ekonomik për reforma për periudhën 2018-2020, me çka Ministria do të bëjë takime konsultative me gjithë grupet që do kontribuojnë në përgatitjen e së njëjtës nga akademia, biznes sektori etj, bëri të ditur zëvendësministrja e Financave e Republikës së Maqedonisë, Shiret Elezi.

“Në vitin 2015 Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes përgatitjeve të Programeve reformuese ekonomike vjetore të ndikojnë në përmirësimin e politikave ekonomike dhe udhëheqjes në ekonomi. Ky program është i katërti që është përgatitur në përputhje me udhëzimet e Komisionit Europian. Programi përfshin kornizën makroekonomike dhe fiskale në periudhën afatmesme, si dhe reformat strukturore në sektor për promovim të konkurrencës dhe rritjes ekonomike”, shkruan zëvendës ministrja Elezi në profilin e saj në Facebook.