Kandidati i Lëvizjes Besa për kreun e Komunës së Tearcës, Amir Elezi në një prononcim për portalin Telegrafi.mk ka përmendur pesë arsye se pse votuesit me 15 tetor duhet që ta përkrahin atë dhe jo kundër kandidatët tjerë.

Elezi ndërmjet tjerash përmend se ata kanë një ekip të shkëlqyer ekspertësh që do të jetë garanci për funksionalitetin dhe përmirësimin e gjendjes në Komunën e Tearcës.

Ky është prononcimi i plotë i Amir Elezit për portalin Telegrafi.mk:

1.Arsyeja e parë dhe ndoshta më e rëndësishmja është se qyetarëve ju ofrojmë transparencë dhe pjesëmarrje aktive në vendimmarrje, me një fjalë ne i japim pushtetin popullit.

2.Kemi një ekip të shkëlqyer ekspertësh të fushave të ndryshme, që paraqesin një garancë për funksionalitet dhe përmbushje të premtimeve tona.

3.Vizioni ynë parasheh Komunë të zhvilluar, shërbim efikas administrativ, mjedis ekologjik, infrastrukturë të zhvilluar, shëndetësi në nivel dhe arsim cilësor.

4.Stimulim dhe avancim të bizneseve nëpërmjet një qendre e cila do ndërmerr edhe hapa konkret në këtë drejtim sa u përket politikave tatimore.

5.Komuna e Tearcës ka nevojë për një frymë të re, që do punojë dhe do të udhëheq me drejtësi.