Jaguar ka pranuar se do të elektrifikojë të gjitha mjetet e saj nga 2020 e tutje, dhe sot ka publikuar edhe makinën e re elektrike, e cila bazohet në tipin E-type të viteve ’60.
E-Type Zero ruan stilin klasik të asaj që Enzo Ferrari e kishte quajtur “vetura më e bukur e të gjitha kohëve”.
Kjo makinë ju çon në 100 km në vetëm 5.5 sekonda.
Sigurisht që nuk është në parametrat e Tesla, shkruan The Verge, por ka një dizajn të mrekullueshëm.
Kjo makinë elektrike ka një shpejtësi maksimale prej 270 km/h dhe këtë e arrin falë baterisë së saj 40kWh që karrikohet plotësisht në 6 apo 7 orë.