Punësimet partiake, tekstet joadekuate shkollore, ndryshimi i ligjeve të arsimit në mënyrë të shpejt dhe metodologjia e vjetër e zhvillimit të procesit mësimorë, sipas ekspertëve janë arsyet kryesore e rezultateve të dobëta të nxënësve në shkencë, lexim dhe matematikë. Këtë një ditë më parë e konfirmuan edhe rezultatet e Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Studenteve (PISA), ku filloristët e Maqedonisë janë radhitur në fund të rang listës botërore.

Është një prej faktorëve kryesorë sepse të gjithë ata të cilët janë punëtorë dhe anëtarë të ndonjë partie. Kështu që vijnë arsimtarë me njohuri të pakta të cilët edhe nuk angazhohen sa duhet. Kjo lidhet poashtu edhe me tekstet, të cilat gjithashtu janë katastrofike të cilat janë të dobëta si në aspektin përmbajtjesor ashtu edhe në atë gjuhësorë- tha Avzi Mustafa, veteran i arsimit.

Këshilltari pedagogjik në Byronë për Zhvillim të Arsimit Fadil Lushi, theks të veçantë vë tek universitet vendore, duke i fajësuar të njëjtit se nuk po i përgatisin sa duhet kuadrot për mësimdhënie në arsimin fillorë.

Ka defekte serioze në kuadër të universiteteve të cilët përgatisin kuadër për arsimin fillorë. 01:36 – 01:56 “Me ndryshimet apo siç quanin, reformat që i bënë në arsimin e Republikës së Maqedonisë, sipas mendimin tim, te nxënësit duhet të kthehet kontrollomi i njohurive apo testimi ekstern- tha Fadil Lushi, këshilltarë pedagogjik në Byronë për Zhvillim të Arsimit.

Vetëm 25% e nxënësve fillorist në Maqedoni, janë të aftë që të lexojnë dhe kuptojnë tekstet shkollore.  Ministra e Arsimit dhe Shkencës, fajëson qeverinë paraprake për mos ndërmarrjen e masave për përmirësimin e arsimit, ndërsa thonë se do i duhet një periudhë më e gjatë kohore për përmirësimin e gjendjes. Testimi I fundit i PISA-s që u bë në vitin 2015, radhiti filloristët e Maqedonisë në vendin e 67 nga gjithsej 70 shtete të testuar. Testimi i ardhshëm do të bëhet pas tre vitesh./alsat