Pushteti dhe opozita me ligje populiste po tentojnë t’i përvetësojnë qytetarët para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ky është qëndrimi i politikologëve për pranimin nga të dyja palët të ligjeve të propozuara nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja që të shqyrtohen me procedurë të shkurtuar. Sipas Marko Trashanovskit nga Instituti për Demokraci, LSDM-ja i bën gjërat e njëjta që paraprakisht i bënte VMRO-DPMNE.
Ligjet janë me procedurë të shkurtuar, gjë që në të kaluarën u kritikua fuqishëm. Ligje të miratuara shpejtë, të pamenduara, pa vlerësim të ndikimit, rregullativës, implikimeve ekonomike. Kjo praktikë vazhdon. Nuk ka nevojë të miratohen me procedurë të shkurtuar dhe ky është një aspekt negativ. Është mirë që merren parasysh ligje të propozuara nga opozita dhe kjo është një praktikë që duhet vazhduar edhe në të ardhmen, e në drejtim të konstruktivitetit. Të bisedohet për to, por nuk është e thënë edhe të miratohen – tha Marko Trashanovskit, Instituti për Demokraci.
Kunstruktiviteti i djeshëm mungoi në debatin e sotëm të komisionit për financim dhe buxhet ku deputetët biseduan për propozimin e VMRO-DPMNE-së për ndarjen e vauçerëve për kompjuterë për studentët e vitit të tretë dhe të katërt. Shumica parlamentare nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE.
Isha i bindur se kjo zgjidhje ligjore do të pranohej nga LSDM-ja dhe se së bashku do të punojmë në interes të qytetarëve të Maqedonisë… kurrfarë inkluziviteti, bashkëpunimi. Në rregull, formuat qeveri dhe unë besoj se së paku nga partnerët tuaj të koalicionit BDI do të kemi mbështetje për këtë ligj – theksoi Dragan Danev, VMRO-DPMNE.
Brenga e supozuar e juaj për të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe fytyrën tuaj e pamë dje gjatë votimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar kur shumica parlamentare i mbështeti propozimet tuaja. Por, mbështetjen tuaj nuk e marrim në tërësi kur bëhet fjalë për ligje që kanë të bëjnë me kategori tjera të qytetarëve për të cilët bëni seleksionim – u shpreh Vasko Kovaçevski, LSDM.
Përveç këtij ligji, deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe ligjet për rritjen për 5% të pagave të administratës publike dhe ligjit për përmbarues të propozuara nga VMRO-DPMNE-ja. Në ditët e ardhshme në rend dite do të jenë edhe ligjet për pagë minimale, për anulimin e taksës së radio difuzionit dhe për të falimentuarit, të propozuara nga LSDM-ja./alsat-m