Javën e kaluar në Ohër, u mbajtën dy ngjarje të rëndësishme për mjekësinë oftalmologjike në Maqedoni. Në Kongresin IV të oftalmologëve me pjesëmarrje ndërkombëtare, Simpoziumi III ndërkombëtar i motrave medicinale të Maqedonisë, ishin të ftuar të marrin pjesë mjekët dhe motrat medicinale të Oftalmologjisë Sistina, me ligjërata lidhur me punën e kësaj klinike oftalmologjike.

Katarakti (perdja) është një nga sëmundjet më të shpeshta të syve i cili paraqitet në vitet më të shtyra të jetës, por shumë e më shumë numërohen raste të paraqitjes së kataraktit edhe te të rinjtë. Vështrim në këtë temë kishte drejtori medicinal i klinikës, d-r Zlatko Arnaudovski, i cili më hollësisht i sqaroi përfitimet nga largimi i perdes me implantimin e thjerrëzave të reja multifokale, si dhe trajtimin e personave me katarakt të lindur.

Ndërsa d-r Biljana Kostovska, i sqaroi nevojat për intervenim në kohë me vitrektomi, nëse gjatë operimit të kataraktit bie thjerrëza në vitreus. Oftalmologjia Sistina është klinika e vetme me pumë shumëvjeçare të suksesshme ekipore të ekipit mjekësor i cili mundëson zgjidhje të të gjitha komplikimeve të mundshme në kirurgjinë e kataraktit dhe vitreoretinale.

D-r Fanka Gilevska foli për Crosslinkingun dhe intervenimin aktual te të rinjtë – korrigjimin laserik të dioptrisë. Në hollësi i sqaroi përfitimet e intervenimit dhe shkakun pse është aq e popullarizuar te personat e rinj. D-r Fanka bëri një vështrim edhe për teknikat e zgjidhjes së problemeve te ky lloj i intervenimeve që ndodhin për shkak të kontrollit të kryer në mënyrë jo të drejtë.

Nga befasitë më të këndshme ishin edhe motrat medicinale dhe teknikët e Oftalmologjisë Sistina, të cilët prezantuan pse janë pjesë e rëndësishme e ekipit mjekësor. Motra e diplomuar Snezhana Ujeviç, njëherë edhe motra medicinale kryesore dhe optomeristja Vidanka Mladenovska, folën për rolin e tyre gjatë „Korigjimit të anomalive refraktive – LASIK dhe PRK“ dhe motra medicinale e diplomuar Sofija Davkova për rolin gjatë „Trajtimit të keratokonusit me CROSSLINKING“.

Në kongres morën pjesë edhe oftalmologë eminentë botërorë, mes cilëve edhe prof. D-r Jardi Agura dhe d-r Francisko Goni nga Spanja.