Ejup Alimi nga BDI, kërkoi nga kolegu i tij Milloshovski që dyshimet për afera kriminale t’i denoncojë jashtë Kuvendit, duke mos e keqpërdorur imunitetin e deputetit.

“Po ta kishe guximin të i thuash këto që i thua, do të dilje Para Kuvendit, Parlamentit ose Prokurorisë dhe para gazetarëve do t’i thoshe këto dyshime. Jeni dëshmitar se ky deputet frikacak keqpërdor këtë foltore duke e ditur se nga këtu nuk mund të procedohet penalisht për shpifje. Nëse ke guxim, dil, thirri edhe gazetarët dhe deklarohu për Izet Mexhiti, për Ramiz Merkon dhe për të gjithë tjerët për të cilët mendon se ka dyshime”, tha Ejup Alimi, Deputet i BDI-së.