Gjatë intervistës së saj në emisionin “Zonë e Lirë” modelja me origjinë shqiptare Egla Harxhi është pyetur edhe për sherrin që ka patur me gazetaren Dasara Karaiskaj, sipas të cilës Harxhi përhap shthurje me ato që thotë, ish-missi është shprehur se nuk ja vlen të flitet për të

“Ja vlen të flasim për Dasarën, Çani? Nuk ja vlen sepse mënyra e argumentit dhe fjalorit është shumë vulgare,”-është shprehur Egla. Mëgjithatë nuk ka vonuar reagimi i gazetares, e cila e ka ndjekur që në fillim të intervistës Harxhin pasi ka shkruar në Facebook. “Sa intelektuhale është kjo vajzë.” Ndërkohë pasi Egla e ka përmendur statusi i radhës i Dasarës ka qenë: “Nuk ja vlen të flasësh për mua, por me rrotullon në gojë gjithë dëshirë si një karamele,”-përfundon gazetarja.