Stefan Effenberg ka kritikuar mesfushorin e Arsenali, Mesut Ozil

Legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munichut, Stefan Effenberg insiston se Mesut Ozil për vite nuk është përmirësuar.

 Ai tha se të gjithë e kanë pritur këtë, por Ozil nuk është zhvilluar fare në vitet e fundit.

“Ne kemi pritur që disa vite që Ozil të zhvillohej. Ne kemi shpresuar që ky zhvillim të ndodh, por në fakt nuk ka ndodhur”, tha Effenberg.

Ozil është duke u kritikuar edhe nga disa legjenda të Arsenalit, për shkak të paraqitjeve të tij të dobëta në muajt e fundit.