Mbështetja për Bilall Kasamin është shumë e vogël në Zvicër. Edhe pse janë munduar që të mbledhin njerëz duke sjellë rapsod për të kënduar këngë patriotike salla duket e zbrazur. Kasami bashkë me bartësin e listës për Këshillin e Komunës së Tetovës, Hysein Reka këto ditë ka takime me mërgimtarët por përkrahja është tepër e ulët.

Injorimi i Kasamit nga simpatizuesit e BESËS vjen pasi “bossi” i Lëvizjes BESA Adnan Isamili ditë më parë ishte në konventën e PDSH-së ku u pa në një fotografi bashkë me liderin e saj, Menduh Thaçin.

BESA e Tetovës siç përflitet është përçarë me degën kryesore ku pas zgjedhjeve thuhet se Adnan Ismaili do të iniciojë një grup brenda partisë për të kërkuar largimin e Bilall Kasamit nga kreu i partisë.

Ndryshe zgjedhjet do të mbahen me 15 tetor ku në Tetovë pritet të zhvillohet një garë e ashpër, por sipas institutit Amerikan IRI, Teuta Arifi ka mbështetjen më të madhe në këto zgjedhje edhe për një mandat. /TetovaSot/