Negociatat për inkuadrimin e Turqisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndërpriten për shkak të gjendjes politike aktuale në vend, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Anders Samuelsen.

Në fjalimin para anëtarëve të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Samuelsen theksoi se qëndrimi i Qeverisë daneze është që të ndërpriten negociatat.

“Vazhdimi i negociatave nuk ka kuptim, për shkak të asaj që Turqia vazhdimisht po lëviz në drejtim të gabuar”, tha ministri danez.

Ai theksoi se Danimarka e mbështet dialog me Turqinë, por si anëtare e BE-së. Kopenhaga zyrtare angazhohet për ndërprerjen e negociatave me Turqinë. Sipas Samuelsen, duhet të dërgohet sinjal i qartë deri te autoritetet turke për nevojën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike.

Partia socialdemokrate opozitare e Danimarkës publikoi se plotësisht e mbështet qëndrimin e Qeverisë.