Një person i shurdhër është qëlluar dhe vrarë nga oficerët e policisë së Oklahoma City pasi ai iu afrua atyre duke mbajtur një tub metalik.

Të dy oficerët nuk i kanë dëgjuar fqinjët duke bërtitur “ai nuk mund të të dëgjojë”, përpara se të hapnin zjarr, tha kapiteni i policisë Bo Matheës.

Magdiel Sanchez, 35 vjeç, u qëllua me vdekje të martën në mbrëmje pasi policia po hetonte një sulm të ndodhur në zonë.