Në çdo ngjarje të modës që ajo merr pjesë, përkujdeset që të duket në perfeksion.
Dhe e tillë arriti të duket Megan Fox të premten, derisa solli stuhi në pistë në shoun Fashion Fest AW17 në Meksikë,
Aktorja mahnitëse 31 vjeçare mori gjithë vëmendjen, derisa u paraqit me një fustan të zi të gjatë, transparent në pjesën e këmbëve.
Me flokët e gjatë të lëshuara supeve, 31 vjeçarja rrezatonte bukuri dhe elegancë