Pas ngjarjes së rëndë të pasdites së sotme në Durrës, ku tre fëmijë të moshës 3-vjeçare humbën jetën në banesën e tyre pas rënies së zjarrit, ka reaguar edhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI).

Sipas ISHTI-së, zjarri nuk ka lidhje me bombol gazi dhe fëmijët kanë qenë të mbyllur në dhomë ndërsa dritarja ka qenë me hekura. Sipas Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, fëmijët dyshohet se kanë qenë duke luajtur me shkrepse. Kjo mund të ketë sjellë edhe përhapjen e flakëve në dhomën ku ndodheshin tre fëmijët më të vegjël të familjes Konçi.

Dyshohet se fëmijët janë asfiksuar.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.