Paulo Dybala është në formë fantastike në fillim të këtij sezoni

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka shënuar tetë gola në katër javët e para në Serie A, dy herë nga tre gola.

 Ai në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos shënoi het trik, ku secili gol ishte më i mirë se tjetri.

Argjentinasi refuzon të përzgjedh golin e tij më të mirë, pasi thotë se të gjithë vlejnë njësoj.

“I pëlqej të gjitha golat e mijë, sepse të gjithë vlejnë njësoj. E rëndësishme është që të ndihmojnë skuadrën”, tha Dybala për Juve TV.

“Disa janë shumë të bukur, disa më pak, por ajo që ka rëndësi është që ata të jenë të rëndësishëm”.