Paulo Dybala nuk e ka mohuar se një ditë mund të luajë me Leo Messin në Barcelonë

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka folur për mundësinë e largimit nga Juventusi dhe kalimit në Barcelonë.

Ai insiston se është i lumtur në Juventus, por thotë se të ardhmes asnjëherë nuk i dihet.

“Të luash me Messin? Tashmë kam luajtur me të në Kombëtare dhe ishte një nder i madh. Unë jam i lumtur në Juventus, por nuk e di se çfarë do të ndodh”, tha Dybala gjatë konferencës për media.

Barcelona dhe Juventus nesër do të takohen në Camp Nou në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve