Në orën 00:30 këtë të shtunë kanë ndërruar jetë dy burra, pas një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Gjakovë – Pejë, saktësisht në fshatin Rogovë, njofton Klan Kosova.

“Pas mesnate ka ndodhur aksidenti ku kanë humbur jetën dy djem, një i moshës 20 vjeçare tjetri 27 vjeç”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.

“Bëhet fjalë për vetaksident”, ka thënë ai.

Më tej Gjoka ka treguar se trupat e pajetëve u janë dorëzuar familjarëve dhe se me kërkesë të tyre nuk ju është bërë fare obduksioni.

Comments are closed.