Dy motrat supermodele Bella dhe Gigi Hadid kanë paraqitur bukurinë e tyre në sfilimin për dizajneren Alberta Ferreti, duke kthyer vëmendjen e tërë në drejtim të tyre

Ato kanë milion ndjekës në Instagram, sfilata të pa fundme dhe tashmë janë pjesë e labeleve elite të modës.

Motrat Hadid kanë vazhduar me karrierë të suksesshme ku të mërkurën kanë vjedhur tërë shfaqjen në paraqitjen e dizajnëve të Alberta Ferretit për modën pranverë/verë të vitit 2018 në Javën e Modës në Milan.

Bella, 20, ka treguar anën seksi me bikine, derisa motra e saj më e vjetër Gigi,  është paraqitur elegante me kostum të zi, por edhe ajo shumë seksi.