Prokuroria e Përgjithshëm e Brazilit shpalli dje fajtorë ish-presidentët, Luiz Inacio Lula da Silva dhe Dilma Rousseff për organizime kriminale që parashikonin shpërdorimin e fondeve të kompanisë shtetërore të naftës “Petrobras”.

“Veprat penale nisën në gjysmën e dytë të vitit 2002 dhe vijuan deri më 12 maj 2016, kur Dilma Rousseff u pezullua nga funksionet e saj”, theksoi Prokuroria e Përgjithshme në një komunikatë.

Luiz Inacio Lula da Silva, ikonë e të majtës latino-amerikane, drejtoi Brazilin nga viti 2003 deri në 2010.

Dilma Rousseff, gruaja e parë që drejtoi vendin, e pasoi në vitin 2011.

Sipas akuzës, partia e dy ish-presidentëve, Partia e Punëtorëve (PT) kishte përfituar rryshfete me vlerë prej 1 485 milionë reals (399 milionë euro) nëpërmjet kompanive publike si Petrobras, Bankës Kombëtare për Zhvillimin apo Ministrinë e Planifikimit.

Për prokurorin e përgjithshëm, Rodrigo Janot, Lula është në pjesën më të madhe përgjegjës për këtë organizatë kriminale.

Ish-presidenti, cituar në pesë çështje gjyqësore, u dënua në muajin korrik me nëntë vjet e gjys