Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit me 80 vota pro, dy nga të cilat rezultojnë nga rradhët e opozitës së djathtë ka shkaktuar edhe reagimin e menjëhershëm të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Në një reagim për mediat ai akuzon komisionin e numërimit të votave për manipulim të rezultatit.
Reagimi i plotë i Ervin Salianjit
Jane te turpshem ne çdo akt, jo vetem ne propozimin kriminal por edhe ne proceduren e zgjedhjes! Vjedhin dhe kur e kane ne tavoline rezultatin. Vesi nuk i le dhe kur kane numrat, nuk e kane per turp te vjedhin votat edhe te deputeteve!
Keta kane vjedhur zgjedhjet ku kishim 4 komisionere jo ketu qe e kishin bosh!
Qendrimi i PDSH ishte i qarte, me perbuzje refuzoi dhenien pushtet vlerave kriminale qe i propozoi Rama shqiptarëve me Ruçin!!