Dy persona vëllezër kërcënojnë se do të hidhen nga tarraca e pallatit në Durrës.
Policia ka njoftuar se ata kanë hipur në tarracën e pallatit pasi përmbarimi po nxjerr familjen e tyre nga shtëpia (e ish- pronarëve). Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.
Njoftimi i Policisë:
Dy banorë në lagjen nr. 11 të qytetit të Durrësit deklarojnë se do të vetëvriten.
Shkak është bërë kthimi i banesave të tyre tek ish-pronarët.
Përmbarimi i ka kërkuar dy familjeve që të dalin nga banesat dhe t’ua kthejnë ato ish-pronarëve.
Por këta banorë pretendojnë që dokumentacioni është fals dhe nxjerrja e tyre është e paligjshme.
Për këto arsye, ata kanë deklaruar se nëse do t’i nxjerrin jashtë shtëpisë do të vetëvriten duke u hedhur nga pallati.