Pas ndeshjes ka folur për mediat dhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Ai tha se organizimi ishte perfekt, madje ai vetë nuk e priste.

Për sa i përket rezultatit presidenti ja vuri fajin e barazimit rrugës, pasi sipas tij më e lehtë ishtë të shkoje në Spanjë sesa në Strumicë dhe lojtarët ishin ”të këputur” nga udhëtimi.

Nga pikpamja organizative nuk e prisja të ishte kaq mirë. Vështirësia ishte për Kombëtaren, sepse ata u lodhën jashtzakonisht shumë nga rruga. Të udhëtosh aq shumë, normal që do të ndikojë te gjëndja e lojtarëve. Rezultati ishte mëse i merituar, loja nuk ishte aq shumë e kënaqshme nga ana jonë”, përfundoi Duka.