Diedier Drogba është i impresionuar nga fillimi i furishëm i sulmuesit spanjoll Alvaro Morata

Legjenda e Chelseat, Alvaro Morata ka përgëzuar Alvaro Moratan, i cili e ka nisur në mënyrë të furishme aventurën e tij në Londër.

Ai insiston se kur një sulmues fillon të shënoi gola, ai fiton vetëbesim dhe pastaj golat vazhdojnë të vijnë.

“Morata është duke shënuar gola që fitojnë ndeshjet dhe unë jam shumë i lumtur për të dhe skuadrën”, tha Drogba për Sky Sports News.

“Është shumë e rëndësishme që të shënosh. Si sulmues, kur ju filloni të shënoni, ju fitoni vetëbesim dhe pastaj golat nuk ndalen. Shpresoj se do të ketë një sezon të madh, sepse kemi nevojë për të”.

Morata në katër ndeshjet e para me Chelsean ka shënuar 3 gola.