Mesfushori 23-vjeçar i cili braktisi kombëtaren shqiptare me shpresën se do të luante për atë italiane, Elvis Kabashi, vazhdon të jetë pa skuadër dhe ende nuk dihet se ku do të luajë në sezonin e ri futbollistik.
kabashi
Megjithatë sipas mediave italiane, skuadra e Materës e cila luan në Serinë C italiane e ka Kabashin si një nga alternativat për të plotësuar repartin e mesfushës, aty ku ende është në kërkim të një futbollisti.
Karriera e Kabashit erdhi në rënie të theksuar që pas braktisjes së kombëtares shqiptare dhe tashmë ai nuk është më as pjesë e Juventusit me të cilin kishte një kontratë afatgjatë. Së fundmi, 23-vjeçari u përfshi edhe në një aksident automobilistik teksa duke drejtuar makinën në gjendje të dehur aksidentoi 3 persona.