Dortmund ka fituar me rezultat të thellë prej 6-1, ndaj Moenchengladbachut.

Fituesi i këtij takimi u vendos që në pjesën e parë, kur Maximilian Philipp (28′, 38′) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (45′), shënuan për 3-0.

Në pjesën e dytë, Aubameyang (49′, 62′) e kompleton het-trikun e tij, dhe e dërgon Dortmund-in në epërsi prej 5-0. Lars Stindl (66′) realizoi golin e nderit për mysafirët, para se Julian Weigl (79′) të vuloste ‘shkatërrimin’ e Moenchengladbach-ut.

Dortmund tani ka 16 pikë dhe vazhdon të kryesojë tabelën e Bundesligës, ndërsa Moenchengladbach mbetet me 8 pikë, në mesin e tabelës.