Gianluigi Buffon beson se Real Madrid nuk ka nevojë për një portier të ri
Portieri i Jventusit, Gianluigi Buffon insiston se Keylor Navas është portier i klasit botëror dhe Real Madrid nuk ka nevojë për blerje.
“Real Madridit në këto 10 vite nuk i ka munguar asgjë, i ka blerë lojtarët më të mirë”, tha Buffon gjatë një interviste për Marca.
“Donnarumma në Real? Navas është portier i madh, pavarësisht çka thuhet. Me të Reali i ka fituar dy Liga të Kampionëve dhe ka qenë shumë i rëndësishëm. Nuk mendoj se Reali ka nevojë për një portier të ri, rezultatet thonë se ata edhe kështu po fitojnë”.