Serbia do të dërgojë një notë proteste Kroacisë pas djegies së gazetës së komunitetit serb në Kroaci, Novosti, tha sot Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në të njëjtën kohë shprehu skepticizmin e tij nëse pala kroate do të marr ndonjë hap për këtë rast.

Ne protestojmë gjithmonë kundër ngjarjeve të tilla, por Kroacia nuk reagon, u tha Daçiq gazetarëve në një konferencë për shtyp në Beograd, pas takimit me Ministrin e Jashtëm moldav Andrei Galburor.

Daçiq tha se djegja e gazetës Novosti flet për situatën në Kroaci dhe opinionin publik që po krijohet atje, i cili nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të mira me Serbinë, njofton gazeta serbe Danas.

Duke folur për marrëdhëniet e Serbisë me Moldavinë, Daçiq theksoi se të dy vendet kanë marrëdhënie të mira mes vete.

“Moldavia nuk e ka njohur Kosovën dhe e mbështet Serbinë në forumet ndërkombëtare kur është fjala për sovranitetin tonë dhe integritetin territorial”, deklaroi Daçiq.