A keni një moment në jetë që mund të ndodhë vetëm në filma? E pabesushme ka qenë përgjigja që Kevin Walsh ka dhënë. “Nuk mund të mos i përgjigjem kësaj pyetje. Isha 13-vjeç dhe në kampin veror ku po qëndroja m’u afrua vajza më simpatike që kisha parë ndonjëherë. ‘E zeza të shkon shumë më tha’, s’e kisha idenë pse.

U bëmë miq, shkëmbyem numrat dhe mbajtëm kontakte për pak kohë. U pamë disa herë gjatë shkollës së mesme, por mund të them që nuk kalonte një ditë e vetme që unë nuk mendoja për atë vajzë. As sot nuk di të them se përse një pjesë e saj qëndroi gjithmonë me mua.

Në vitin e fundit të gjimnazit pata disa probleme që më shtynë drejt depresionit. Mendova t’i jap fund jetës. Shkruajta një letër dhe isha gati për hapin final.

5 apo 10 sekonda para se të vetëvritesha, më bie zilja e celularit. Numër i panjohur, nuk mund të vdisja pa e ditur se kush ishte. Hapa celularin dhe dëgjoj zërin e saj.

‘Ndjeva se duhet të të telefonoja më tha’, në një kohë që ne kishim një vit pa folur.

‘Çfarë, mos e bëj këtë’, më tha pasi i tregova ç’kisha ndërmend të bëja dhe më detyroi t’i premtoja se do t’i telefonoja të nesërmen. Atë natë fillova të shkruaja fjalët me të cilat, 10 vite më vonë do t’i propozoja për martësë.

“Fiksimi im i parë më telefonoi pikërisht në momentin e duhur që të ndalonte vetëvrasjen time dhe unë u martova me të një dekadë më vonë.” /27.al/