Ndoshta ju duket e pazakontë dhe e turpshme, por një bisedë për marrëdheniet seksuale është zhvilluar mes një djali dhe nënës së tij.

Një djal 12 vjeçar e ka pytur nënën e tij se sa shpesh ka marrëdhënie seksuale me babain e tij.

Këtë vet nëna e tij e ka publikuar në një grup “Mumsnet”, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Prindërit e tjerë kanë mbetur të tronditur nga kjo pyetje. Ata janë befasuar kur kanë parë se nëna e djalit 12 vjeçarit i është përgjigjur në pyetjen për marrëdheniet seksuale.

Ajo i tha atij se ajo dhe babai i tij kishin marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë.

Disa përdorues të Mumsnet u tronditën që ajo do të ishte aq e ndershme me djalin e saj, duke e quajtur bisedën ‘të papërshtatshme’ dhe duke e kritikuar atë për të diskutuar jetën e saj seksuale me fëmijën e saj – por të tjerët e përgëzuan për ndershmërinë e saj.

“Është shumë shqetësuese që mendoni se kjo ishte një pyetje e përshtatshme për t’u përgjigjur. Nuk është qesharake. Është shqetësuese. Ju nuk duhet të jeni përgjigjur, ‘tha BruceAndNoush një përdoruese  e këtij grupi,shkruan Indeksonline.

Megjithatë, prindërit e tjerë ishin më mbështetës dhe vlerësuan nënën për të qenë kaq i sinqertë me djalin e saj.