Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi kanë mirëpritur kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim për kryetar komune Visar Ganiu dhe bartësin e listës për këshilltarë në qytetin e Shkupit, Besnik Ajeti.

Ganiu dhe Ajeti me qytetarët kanë biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme. Ganiu dhe Ajeti banorëve të këtyre dy lagjeve u kanë premtuar mbështetje konkrete kryesisht në infrastrukturë dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Pas takimit me qytetarët, Ganiu dhe Ajeti kanë vazhduar takimet derë më derë.