Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot dhe nesër në Talin, do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në BE Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Dimitrov, siç informojnë nga Kabineti i tij, në takim merr pjesë me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë Sven Mikser, në cilësi të vendit kryesues me Këshillin e BE-së.
Diskutimet në takim, thuhet në kumtesë, do të fokusohen në parandalimin dhe luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si sfida të përbashkëta të sigurisë për vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.
Në margjinat e takimit, me ftesë së zëvendësministrit të Estonisë kompetent për çështje të BE-së M. Masikas, ministrat e vendeve-kandidate do të marron pjesë edhe në drekë pune ku do të diskutohet për politikën e BE-së për zgjerim dhe statusin e reformave në vendet kandidate.