Pritjet dhe shpresat e shoqërisë së Maqedonisë janë shumë të larta, ne jemi duke e fituar shansin e dytë që Maqedonia ta ndërtojë demokracinë e vërtetë evropiane dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë shans, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për edicionin onlajn të gazetës gjermane “Shpigel”.
“Shpigel” në tekstin me titull “Maqedonia pas gjendjes së krizës” shkruan se ministri Dimitrov javëve të kaluara ka udhëtuar nëpër Evropë që të sigurojë mbështetjen e kolegëve diplomatë për rrugën euroatlantike të shtetit, si dhe për plotësimin e misionit të vështirë të Qeverisë së re të Maqedonisë për zgjidhjen e problemeve me fqinjët, kërkesat e shqiptarëve në vend dhe ballafaqimin me problemet ekonomike dhe sociale të vendit.
Lidhur me kontestin rreth emrit me Greqinë, gazeta thekson se, Qeveria e re e Maqedonisë, pret që të hyjë në NATO nën referencën e përkohshme dhe të fillojë negociata inkuadruese me BE-në.
“Ne nuk duam raund të ri të akuzave të ndërsjella. Ne duhet, gjithashtu, të jemi ata që jemi – qytetarë të Maqedonisë. Ne nuk po kërkojmë diçka që nuk ka takon neve, por nuk mund të prisni se do të heqim dorë prej shpirtit dhe dinjitetit tonë”, thekson ministri Dimitrov.