Zjarrfikësit në Kriva Pallankë gati gjashtë orë kanë “luftuar” me zjarrin, i cili mbrëmë shpërtheu në fshatin Gradec. Zjarri dogji hapësirë prej dy hetarëve me pisha.

Në intervenim kanë marrë pjesë pesë zjarrfikës me dy makina zjarrfikësve, një persona nga ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” dhe dhjetëra banorë.

Sipas Ile Kocevski, komandant i zjarrfikësve në Kriva Pallankë, lajmërimi është pranuar në orën 15:25, ndërsa zjarri sipas informacioneve ka shpërthyer në orën 15:20 dhe është zgjeruar shumë shpejt për shkak të materialit dhe erës së fortë.

Ky është zjarri i parë në fillimin e shtatorit në rajonin e Kriva Pallankës, ndërsa sipas Kocevskit, në muajin gusht ka pasur zjarr thuajse çdo ditë dhe janë regjistruar 27 intervenime të zjarrfikësve.