Diego Costa mund të përfundojë në Turqi.

Diego Costa ka kohë deri nesër për të kompletuar transferimin në Turqi.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se sulmuesi i Chelseat mund të huazohet te skuadra e Besiktasit.

Costa nuk ia doli të rikthehej te ish skuadra e tij, Atletico Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.

Afati kalimtar në Turqi mbyllet të premten. /Lajmi.net/