Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Dibrës nën akuzat e kundërshtim të forcave të rendit, por edhe për posedim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Dobrova” u vunë në pranga Olsi Toska, 24 vjeç, Astrit Buci, 34 vjeç dhe Altin Margjoka, 30 vjeç.

Arrestimi i shtetasve  Astrit Buci dhe Altin Margjoka është bërë për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë pasi Astrit Buci, gjatë momentit të shoqërimit nga policia ka goditur dhe kundërshtuar punonjësit e policisë gjithashtu, edhe shtetasi Altin Margjoka ka ndërhyrë duke kundërshtuar dhe goditur punonjësit  e policisë për mos shoqërimin në polici të shokut të tij shtetasit Astrit Buci.

Shtetasi Olsi Toska  është arrestuar pasi: në momentin kur shërbimet e policisë kanë shkuar kontroll banese në shtëpinë e dajës së tij Astrit Buci, Toska  është kapur në flagrancë  nga shërbimet e policisë duke dalë nga banesa me një kovë ku brenda saj kishte 0.5 kg lëndë narkotike canabis sativa e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Prodhim dhe Shitje e lëndëve narkotike”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë”.