Që nga 25 gushti, kur filluan konfliktet në Birmani, 87.000 refugjatë arritën në Bangladesh – kryesisht myslimanë Rohingya, thonë Kombet e Bashkuara.

Kampet për strehimin e tyre në në Bangladesh janë plot, raporton AFP.

Gjatë javës së kaluar, më shumë se 2.600 shtëpi janë djegur në veriperëndim të këtij shtetit  në zonën ku jetojnë myslimanët Rohingya thanë përfaqësuesit e UNHCR-së në vend.

Zyrtarët e Birmanisë  fajësuan grupin islamik “Ushtria për shpëtimin e Arakan “për djegjen e shtëpive, ndërsa grupi mori përgjegjësinë për sulme të koordinuara në stacionet e sigurisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi më herët një katastrofë të mundshme humanitare në perëndim të këtij vendi.

Rreth 400 persona, kryesisht myslimanë të komunitetit Rohingya u vranë në përleshjet e ditëve të fundit atje, raportojnë mediat ndërkombëtare.